Komuna e Malishevës deri me tani ka katër persona që kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus. Kjo komunë është në karantinë që nga identifikimi i rastit të parë dhe raportohet se ka numrin më të madh të mërgimtarëve që ditëve të fundit kanë ardhur nga Italia në Kosovë. Mirëpo, evidentimi i tyre është i pamundur për autoritetet komunale atje. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në një bisedë për Radio Evropa e Lirë tha se është i madh numri i mërgimtarëve nga Italia që ditëve të fundit kanë ardhur në Malishevë. Begaj thotë se identifikimi i tyre është një proces i vështirë pasi aktualisht komuna ka në dispozicion vetëm të dhënat kufitare për personat që janë futur në Kosovës përmes pikës kufitare në Vermicë. “Numrin e saktë nuk e kemi. Na kanë ardhur disa shënime por për disa prej të ardhurve nga Italia veçse ka kaluar ajo faza e shfaqjes së simptomave dhe rrezikut. Janë diku 103 ose 104 persona nga Italia që kanë kaluar kufirin në Vermicë. Nuk e dimë ende edhe nga aeroporti sa kanë ardhur sepse ende nuk janë nxjerrë shënimet por ne së bashku me kryetarët e fshatrave jemi duke punuar që ta gjejmë numrin e tyre të saktë. Kryetarët e fshatrave janë duke punuar. Mërgimtarët vinë dhe nuk lajmërohen”, tha Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …