BQK-ja është duke vërejtur se po shpërndahen lajme të rrejshme sa i përket funksionimit të sektorit bankar në vend. Duke marrë për bazë këto lajme të rrejshme, BQK-ja ju informon se sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe shumë likuid, si dhe në të njëjtën kohë është duke funksionuar normalisht dhe do të vazhdojë të funksionoj sado që të zgjas emergjenca shëndetësore. Njëkohësisht, BQK-ja ju bën thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e këtyre thirrjeve dhe lajmeve të rrejshme, thuhet në komunikatën e BQK-së.
