Ministrja e MAPL-së Emilija Rexhepi vizitoi Vitinë

Për tu njoftuar më për së afërmi me gjendjen aktuale në komunën e Vitisë, pas gjendjes së krijuar ku 7 qytetarë të fshatit Stubëll janë prekur nga koronavirusi, në Viti ka qëndruar ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi. Ajo është pritur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili e njoftoi me gjendjen momentale dhe masat e ndërmarra si komunë, në parandalimin e përhapjes së këtij virusi në shkallë më të gjerë. “Ajo që ne po mundohemi dhe jemi të përkushtuar, është mbajtja e gjendjes nën kontroll dhe që situata të jetë e qetë e të mos krijohet panik. Është më se i nevojshëm një koordinim i Qeverisë qendrore me nivelin lokal, përkatësisht me udhëheqjen komunale, në mënyrë që të reagojmë së bashku në menaxhimin e situatës”, ka thënë kryetari Haliti. Ai ka falënderuar ministren Rexhepi për vizitën, pasi është e para që ka vizituar Vitinë pas krijimit të situatës së fundit. Ndërkaq, duke folur për nevojat që i duhen komunës së Vitisë, kryetari Haliti tha se Vitia ka nevojë për ndihmë, ka nevojë për rroba mbrojtës, doreza, si edhe pajisje tjera mbrojtëse e dezinfektues kundër koronavirusit., Mirëpo, ka parashtruar edhe kërkesën për mbështetje në staf mjekësor, pasi që stafi prej 17 punonjësve, përfshirë mjekë e infermiere, janë izoluar për shkak të kontaktit që kanë pasur me të infektuarin e parë, gjatë kontrollës mjekësore që i është dhënë në QKMF në Viti. E ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi, është shprehur se vizitën në Viti e realizon me qëllim të njoftimit me situatën më për së afërmi. Ajo premtoi se gjitha kërkesat e parashtruara nga komuna e Vitisë, do ti paraqesë në mbledhjen e Qeverisë, respektivisht në komisionin për menaxhimin e situatës kundër koronavirusit, pjesë e të cilit komision është edhe vet ministrja. Gjithashtu ajo përgëzoj udhëheqjen komunale, për përkushtimin në menaxhimin e situatës së krijuar në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …