leoni

Bashkimi Evropian ka shprehur mirënjohje dhe ka lavdëruar bashkëpunimin me kryetaren Jahjaga

Bashkimi Evropian ka shprehur mirënjohje dhe ka lavdëruar bashkëpunimin me kryetaren Jahjaga

Bashkimi  Evropian ka shprehur mirënjohje për kryetaren Jahjaga dhe për, sikur thuhet,  dedikimin e saj që Kosova të jetë një vend më i mirë për popullin e saj. Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë sot ishin nikoqirë të një drekë lamtumirëse për Atifete Jahjaga, kryetaren në largim të Kosovës, për ta falënderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë pesë viteve të kaluara. Diplomatët e BE-së lavdëruan veçanërisht rolin e saj në përpjekjen për të pajtuar ndarjet politike në Kosovë, për të qëndruar mbi politikën partiake dhe për të punuar në interes të popullit të Kosovës në mënyrë unifikuese, duke demonstruar lidership. Ata nuk thane asnjë fjalë pse kjo kryetare e zarfit të ambasadorit Kristofer Dell,  nuk arriti të ketë asnjë  ndikim apo autoritet  te liderët e partive politike apo te institucioneve të  Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …