Bashkim Ramosaj

Deçani apelon qytetarët që ti kufizojnë lëvizjet

Komuna e Deçanit dhe kryetari i sajë Bashkim Ramosaj, me një komunikatë ju ka drejtuar të gjithë qytetarëve për kufizim të lëvizjeve pas marrjes së masave për parandalimin e COVID-19, në këtë komunikatë ndër të tjera thuhet: Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, duke e ditur se jemi në një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e COVID-19, ju lus që ti respektoni vendimet e marra dhe të mos dilni pa ndonjë arsye qoftë me makina apo edhe në këmbë në qytet. Institucioni komunal ka nxjerrë disa vendime, ka reduktu shërbimet dhe stafin komunal, ka mbyllur lokalet, ka rekomandu edhe kompanitë ndërtimore që të mos punojnë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, andaj ju lus edhe juve si qytetarë, që sa më pak ti frekuentoni rrugët në mënyrë që së bashku ta kalojmë këtë fazë emergjente. Ta ruajmë njëri tjetrin dukë qëndruar në shtëpi. Në vazhdimësi do të ju mbajmë të informuar përmes këtyre adresave edhe ju mund të na shkruani dhe të na kontaktoni:

Fb: Bashkim Ramosaj @ Komuna e Deçanit

[email protected]

Shef i Shtabit Emergjent në Deçan Izet Zenuni tel. 045120700

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …