leoni

MKRS-ja e subvencionon xhudon me 135 mijë euro

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me federatat e sportit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum me Federatën e Xhudos, me çka këtë federatë e ndihmon me 135 mijë euro.

Drejtuesit e FXHK-së, e vlerësuan bashkëpunimin me MKRS-në si shumë pozitiv, ndërsa nënshkrimin e memorandumeve, si një hap me rëndësi për sportin, sepse këto akte, krijojnë kushte për planifikime, dhe ndihmohet veprimtaria e federatës.

Ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e FXHK-së për sukseset e arrira të kësaj federate, me të cilat mburret Kosova, dhe u shpreh se MKRS-ja, edhe në të ardhmen do ta mbështesë xhudon e Kosovës në zhvillimin e mëtejmë, si dhe në prezantimin me sukses në arenën ndërkombëtare.

MKRS-ja nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit, që po nënshkruan me federatat e sportit të Kosovës, ka krijuar lehtësira për pavarësimin financiar të tyre, dhe po i ndihmon ato që të funksionojnë sa më të pavarur, dhe në funksion të ngritjes cilësore të sportit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …