Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim sot ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Gjatë këtij takimi miqësor, ministri Vitia e njoftoi ambasadoren lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga Koronavirusi Covid – 19, thuhet në njoftim. Ai, po ashtu, e ka informuar ambasadoren franceze se një sfidë në vete kanë qenë edhe rezervat të cilat janë gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë, situatë kjo që ka imponuar një intervenim të menjëhershëm për të kërkuar asistencë edhe nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, për një përgjigje sa më adekuate ndaj situatës rreth Covid-19. Në anën tjetër, ambasadorja franceze e falënderoi Ministrin Vitia për të gjitha këto informata që, sipas saj, kanë ndikuar që Kosova të jetë më e mbrojtur nga virusi i Covid -19.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …