Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Vendimi i Contour Global për t’u tërhequr nga ndërtimi i TC “Kosova e Re” është dështim i Qeverisë Kurti

Ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vendimit që bëri kompania Contour Global për t’u tërhequr nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatë. Haradinaj, e ka quajtur qeverinë aktuale në krye me Albin Kurtin, të dështuar, e madje edhe në raport me SHBA-në. Sipas tij qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi. Secila zgjidhje që nuk ofron siguri të furnizimit dhe zvogëlon varshmërinë nga energjia e importuar, do të jetë më e shtrenjtë se Kosova e Re ka theksuar Haradinaj. Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …