leoni

Ministri Quni dhe komandanti Rama vizitojnë Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së

Ministri Quni dhe komandanti Rama vizitojnë Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni,  bashkë me Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe shefin e Stafit të SHP të FSK-së, Jeton Dreshaj, kanë vizituar Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së dhe njësitet e angazhuara në Forcën për Detyrë si njësitë për mbështetje logjistike, mbështetje mjekësore, xheniere, mbrojtjes kimike, atomike dhe biologjike, policisë ushtarake, operacioneve civile dhe komunikimit. Kjo vizitë u bë pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19 si pasojë e së cilës, FSK ka ngritur nivelin e gatishmërisë operacionale për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile. Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë e ditur se nga ana e oficerëve përgjegjës të qendrës operative dhe njësive përkatëse, Ministri Quni u njoftua me planin e gatishmërisë, veprimet e deritashme si dhe kapacitetet njerëzore specialistike, profesionale, teknike, materiale dhe mbështetjes logjistike të Forcës për Detyrë.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …