Presheva, Bujanoci e Medvegja janë në gjendje të vështirë edhe për shkak të rrjedhojave negative të Coronavirusit

Presheva, Bujanoci e Medvegja janë në gjendje të vështirë edhe për shkak të rrjedhojave negative të Coronavirusit

Një burim nga Kosova Lindore bën të ditur se Presheva, Bujanoci e Medvegja janë në gjendje shumë të vështirë edhe për shkak të rrjedhojave negative që i ka krijuar përhapja e korona virusit, por edhe sepse që dje, sipas lajmërimeve të disa qytetarëve, forca të ndryshme ushtarake janë në ato zona dhe tani sikur është krijuar një shtetrrethim ushtarak. Prej sot do të jetë edhe një kohë e përcaktuar e rojeve policore, ose siç janë mësuar qytetarët ta quajnë: “Orë policore”. Ne nuk e dimë, se si është gjendja e tyre për sa i takon ushqimeve dhe mjeteve të tjera të domosdoshme. Ajo që dimë, është se ajo pjesë e popullit tonë në Kosovën lindore, ndjehet e frikësuar e pa asnjë mbështetje.  Kërkohet nga dy shtetet tona Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës që të interesohen për qytetarët e atjeshëm, t’ju dilet në përkrahje e mbrojtje vëllezërve e motrave tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë thuhet në një burim, drejtuar Radios-Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …