Fitim Selimi

Fitim Selimi: Për të ofruar efekt minimal në rrethanat tona duhet mobilizim i jashtëzakonshëm

Me brengë e dashamirësi

Në profesionin e kirurgut kur një patolog na rekomandon veprim radikal për shkak të dilemës që ka në ekzaminimin që ka kryer, në si kirurgë jemi të obliguar të ofrojmë maksimumin e mostrës, përndryshe marrim përgjegjësinë për cënimin e procedurës së trajtimit të pacientit. Shpërfillja e rekomandimit të patologut nga ana e kirurgut mund të jetë fatale për pacientin, ndersa masa më radikale ofron siguri me të lartë.

Në këtë situatë pushon mundësia e kreativitetin të kirurgut. Nëse Presidenti i vendit ka propozuar masën e Gjendjes së jashtëzakonshme, dhe nëse qoftë edhe një ngecje sado e vogël adresohet si rezultat i mungesës së trajtimit të gjendjes si të tillë, do të prodhohej përgjegjësia e cilit do që do të pamundësonte veprimet e propozuara në funksion të kontrollit më të sigurtë të gjendjes!

Më duhet të them që kundërshtimi i qeveritarëve për të bërë veprime të Jashtëzakonshme në përputhje me gjendjen po ashtu të Jashtëzakonshme do të ishte me mundësi fatalitet, ndoshta minimal për qytetarët, por me mundësinë e fatalitetit të sigurtë për këtë strukturë qeveritare. Kundërshtimi i qeveritarëve është jashtë arsyes dhe logjikës së veprimit normal.

Përsosmëria e strukturave qeveritare të botës së përparuar, dhe rrethana e një niveli të lartë të disiplinës dhe përgjegjesisë institucionale, misherimit të qytetarit me këto struktura e bënë të suksesshme luftën e institucioneve në çdo gjendje jo te zakonshme. Atje e zakonshmja është Jashtëzakonisht e arrirë, përderisa te ne, e zakonshmja është Jashtëzakonisht e pa arrirë dhe joefektive. Të ne, përkunder thirrjeve, as dasmat e ahengjet nuk kanë të ndalur. Për të ofruar efekt minimal në rrethanat tona, kjo bëhet e mundur vetëm me mobilizim të Jashtëzakonshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …