Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Kosovë kishte shpërthyer një revoltë popullore kundër keqqeverisjes së UNMIK-ut

Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Kosovë kishte shpërthyer një revoltë popullore kundër keqqeverisjes së UNMIK-ut

Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Kosovë kishte  shpërthyer  një revoltë popullore kundër  qeverisjes së ngathët dhe pro serbe të një segmenti të administratës së UNMIK-ut, i cili kishte lejuar krijimin e strukturave paralele serbe në  veri të Kosovës, prej qershorit të vitit 1999, kur forcat franceze dhe ruse të KFOR-it e kishin ndarë këtë pjesë të Kosovës. Situata e tillë kishte ndikuar në ngulfatjen e zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimin e një status-quoje të padurueshme për qytetarët. Më 17 mars 2004, trazirat filluan pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës ishin mbytur në Lumin Ibër, nga një serb i cili i kishte ndjekur me qentë e tij. Disa fëmijë që i kishin mbijetuan dhunës së serbit të moshës madhore po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur për të shpëtuar, dy shokë të tyre  kishin humbur jetën në lum. Më 18 mars protestat kishin përfshirë tërë Kosovën.  Gjatë atyre dy ditëve  në protestat masive u vranë 19 qytetarë, prej tyre 12 shqiptarë dhe shtatë serbë. Revoltat e 17 e 18 marsit ishin  pasojë e mbretërimit të anarkisë në vend, të cilën e kishte instaluar dhe kishte lejuar administrata e UNMIK-ut duke stagnuar proceset politike të Kosovë, me qëllim të zvarritjes së shpalljes së pavarësisë së vendit. Protestat i kishin dhënë hov dinamizimit të politikës dhe katër vjet më vonë  më 17 shkurt të vitit 2008 ishte shpallur  pavarësia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …