Deputeti, Hekuran Murati, thotë se ka miell më bollëk, por blerësit me pakicë nuk e gjejnë dot në asnjë shitore

Deputeti, Hekuran Murati, thotë se ka miell më bollëk, por blerësit me pakicë nuk e gjejnë dot në asnjë shitore

Lidhur me shqetësimin e qytetarëve për furnizimin me miell, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati. Ai ka bërë me dije se nuk ka vend për panik pasi që në këtë vit kemi 40 % më shumë miell sesa vitin e kaluar. “Sipas Doganës, në muajin shkurt të këtij viti në Kosovë janë importuar 1.7 milion kg miell dhe rreth 13 milionë kg grurë. Krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar, importi i miellit ishte 1.4 milion kg, ndërsa importi i grurit ishte 8.9 milionë kg. Me fjalë të tjera, aktualisht kemi rreth 40 % më shumë miell sesa të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Dhe përderisa nuk kemi pasur shtim të popullatës për 40 %, askush nuk do të mbetet pa miell e pa bukë. Ato janë gjeste të njohura për vëmendjen e detajeve të jetës së përditshme që e bëjnë jetën domethënëse dhe që krijojnë bashkësi dhe komunikim mes nesh”. Natyrisht se deputeti as i duhet mielli por ai nuk e di, ose bëhet sikur nuk e di por në shitore e mullinj nuk shitet mielli. Ai stërshitet nga blerësit me shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …