Mustafa - Kurtit: Anuloje vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu dhe hiqe taksën ose prishet koalicioni

Mustafa – Kurtit: Anuloje vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu dhe hiqe taksën ose prishet koalicioni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas shkarkimit të ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu. Ai përmes një postimi ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe mund të jetë shkaktar për prishjen e koalicionit. “Qytetarë të nderuar Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike. Kërkoj nga kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …