Kryetari Gashi priti përfaqësuesin e USAID-it, James Hope

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi, priti sot drejtorin e Misionit të USAID-it për Kosovë James Hope. Ky takim kishte për temë përurimin e katër projekteve të  implementuara, të cilat janë financuar nga USAID përmes programit “Të Avancojmë Kosovën së Bashku” në bashkëfinancim nga Komuna e Kastriotit.

Kryetari Gashi së bashku me drejtorin James vizituan dy rrugët e asfaltuara në fshatin Plemetin dhe ndriçimin e ri të instaluar në rrugët e këtij fshati dhe në rrugët e Kastriotit.

Gjithashtu, kryetari Gashi dhe Hope përuruan ngrohjen qendrore të instaluar në shkollën fillore të fshatit Palaj së bashku me pajisjet e Teknologjisë  të siguruara për këtë shkollë. Me këtë rast, nxënësit e shkollës fillore “Fazli Graiçevci” kishin përgatitur një program artistik.

Kryetari Xhafer Gashi në fund e falënderoi Drejtorin e Misionit të USAID-it, James për ndihmën dhe bashkëpunimin e  këtyre  projekteve  të finalizuara. z. James e falënderoi për pritje kryetarin Gashi dhe u shpreh shumë i kënaqur për punën që është bërë në Komunën e Kastriotit, në implementimin e programit të   parë të USAID-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …