Shkarkimi i ministrit të LDK-së, Agim Veliu, ka hapur të gjitha opsionet nga kjo parti edhe për rrëzim të qeverisë. LDK nuk përjashton mundësinë e kërkimit të mocionit të votëbesimit për qeverinë Kurti, në rast se nuk do të përfillet ultimatumi i kryetarit Isa Mustafa që deri në fund të javës të anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut dhe të marr vendim për heqjen e taksës deri në fund të javës. Kështu thotë anëtari i kryesisë së LDK-së Skender Hyseni, sipas të cilit vendimi i kryeministrit Albin Kurti është në shpërputhje me marrëveshjen e koalicionit Vetëvendosje-LDK. Për këtë situatë ai thotë se janë hapur opsione të reja. Sipas tij, ky vendim që ka marrë sot Kurti është i papranueshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …