Pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe me qëllim të informimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale të njësiteve të angazhuara në Forcën për Detyrë, sot Ministri Quni me stafin e tij dhe i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe komandanti i KFT-së gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj ka vizituar Regjimentin e Tretë të Forcave Tokësore në Mitrovicë. Me këtë rast, nga ana e zëvendës komandantit të Regjimentit të Tretë, Nënkolonel Avni Kiçina, Ministri Çuni u njoftua me planin e gatishmërisë, nivelin e koordinimit me komandën superiore, veprimet e deritashme si dhe nivelin e gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore specialistike, material, teknike dhe mbështetjes logjistike të regjimentit përkatës.
Enver Dugolli emërohet zëvendës-ministër i Mbrojtjes
Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e zëvendës ministrit të mbrojtjes, gjeneralbrigade në pension Enver Dugolli. Me këtë rast, Zëvendësministrit Dugolli i dëshiruan mirëseardhje Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit, Jashar Ramadani. Bazuar në përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zëvendësministrit Dugolli do të jetë me rëndësi të veçantë.