Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Drejtorin e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadanin ka thënë se prej tij është njoftuar për së afërmi me gjendjen reale rreth koronavirusit. “Ishte konstatim i përbashkët se menaxhimin më të mirë të tërë situatës mund ta bëjnë qytetari, familja, disiplina, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke ia lehtësuar njëri-tjetrit”, ka thënë presidenti Thaçi. “Prandaj, duke pasur parasysh ato që kemi diskutuar mbrëmë, takimet që kanë zhvilluar me komunitetet e ndryshme, si dhe tash pas konsultave që dëgjova edhe prej opinioneve të Drejtorit të Institutit, dua të theksoj se tanimë Zyra Ligjore e Presidentit dhe Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës janë duke u koordinuar për finalizimin e procesit të dekretit të Presidentit të Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme institucionale për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj gjendjeje. Thaçi ka bërë të ditur se do të jepen detaje rreth përmbajtjes së dekretit që përfshin gjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin e Kosovës, për një periudhë 30-ditore me mundësi vazhdimi, apo zvogëlimit të ditëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …