NJOFTIM NGA QENDRA PËR PUNË SOCIALE NË RAHOVEC

Njoftojmë qytetaret e Komunës së Rahovecit se Qendra për Punë Sociale në Rahovec, ka marrë masa në përputhje me situatën e krijuar kundër përhapjes së Coronavirusit COVID 19, kështu që do të funksionoj me ekip emergjent te Kujdestarisë me orar të pandërprerë, dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndonjë shërbim esencial të lajmërohen në numrin e Kujdestarisë 045302301. Ata që lajmërohen për ndonjë shqetësim, ekipi kujdestar do të ndërmerr veprime të nevojshme në përputhje me situatën. Qendra për Punë Sociale do të ofroj shërbime esenciale nga ora 8 deri në ora 12 në objektin e QPS-së. Shfrytëzuesit e ndihmave sociale nuk kanë nevojë të paraqiten për vazhdimin apo riaplikimin e ndihmave sociale. Shërbimi profesional do të ofroj vetëm shërbime për rastet emergjente të dhunës në familje dhe raste identike të referuara nga policia. Ky ekip i Kujdestarisë do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me shtabin e emergjencës pranë Komunës së Rahovecit.

Këto masa vlejnë deri në ndonjë vendim tjetër varësisht prej situatës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …