Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka pranuar dekretin nga kryetari Hashim Thaçi, për të shqyrtuar kërkesën për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga virusi COVID-19. Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci thotë se rreth kësaj çështjeje, “Nuk ka asgjë të re. Në Kuvend akoma nuk ka arritur as Dekreti i Presidentit”, tha ajo. Nagavci, gjithashtu thekson se në Kuvend s’ka mbërritur “as ndonjë kërkesë për seancë nga 40 deputetët”. “Pra nuk do të ketë as mbledhje të Kryesisë”, tha ajo. Të marten mbrëma, kreu i shtetit Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë tha se do t’i propozojë Kuvendit që të miratojë dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19. Mirëpo, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …