Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës, me 35 mijë të prekur dhe gati 3 000 të vdekur. Në këtë situatë të rëndë në vendin fqinj, autoritetet italiane kanë publikuar të dhëna mbi viktimat e këtij virusi vdekjeprurës. Deri të martën (17 mars) më shumë se 70 për qind e viktimave ishin burra, mosha mesatare e të cilëve është 79.5 vjeç. Ndërkohë, mosha mesatare e grave që kanë humbur jetën është më e lartë, 83.7 vjeç. Nga mosha 40 vjeç deri në 50 vjeç kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 5 janë konfirmuar të vdekur nën 40 vjeç, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera të rënda. Edhe pse mosha e viktimave në Itali është e lartë, 68.3 % e personave që kanë humbur jetën kanë pasur patologji të tjera, kryesisht kardiovaskulare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …