Sot, në mesditë policia e Kosovës ka arrestuar edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Dren Kukaj, i cili kishte shkuar në stacionin policor për të kërkuar sqarime për kidnapimin e Boiken Abazit. Dren Kukaj është dërguar në burg dhe i është dhënë masa e paraburgimit 48 orë. Avokati i Dren Kukajt është përpjekur të marrë të dhëna për këtë mbajtje, por policia ka refuzuar të përgjigjet. Vetëvendosje sqaron se kjo valë e arrestimeve, deportimeve, rrahjeve nëpër stacione policore, thyerjeve të zyrave, linçimeve e shpifjeve përmes medieve të varura dhe organeve të propagandës, montimeve të akuzave të pavërteta dhe thirrjeve për dhunë e përndjekje nga ana e pushtetarëve më të lartë, është e gjitha e drejtuar kundër Vetëvendosjes” e cila pushtetin e cilëson “mizor e të pamëshirshëm, ndaj kësaj partie”, të cilën Vetëvendosje e quan “subjekt të vetëm që premton transformim rrënjësor dhe demokratizim të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …