Tri luftërat tona çlirimtare përveç kthesave shoqërore, kombëtare e politike, një kthesë me rëndësi e kanë ushtruar edhe në krijimtarinë artistike, në të gjitha segmentet e saj shprehëse.
Gjatë këtyre 21 viteve ka dalë në sipërfaqe një literaturë e tërë për luftën, për dëshmorët e martirët, për vrasjet e masakrat serbe në Kosovë, Kosovë Lindore në trojet shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi, e më tej.
Lufta e UÇK-së ka lënë dhe po lë gjurmë në të gjitha zhanret e krijimtarisë, në poezi, prozë, roman, publicistikë, në studime të ndryshme, monografi për dëshmorët, në artin figurativ, e mbi të gjitha në këngë. Deri tanë vetëm në Kosovë janë krijuar mijëra këngë për dëshmorët e martirët. Janë qindra këngëtarë, madje ndër më të njohurit që kanë kënduar e këndojnë këngët e tyre më të përkushtuara për dëshmorët.
Familja e Rifat Dragës ishte pjesë e luftës së UÇK-së.
Rifat Draga, nga fshati Leçinë i Drenicës është një këngëtar i mirënjohur i këngës folklorike, i afirmuar para dhe sidomos pas luftës së fundit çlirimtare në Kosovë, me një repertor të pasur të këngëve ku dominojnë këngët atdhetare, këngët për dëshmorët, por edhe këngët shpotitëse, humoristike e satirike, ku kritikohen e stigmatizohen dukuritë e shëmtuara shoqërore. Ai e ka thyer me kohë barrierën e këngëve të krahinës apo të provincës. Duke qenë edhe i arsimuar dhe vrojtues i vëmendshëm i proceseve në krijimtari, në njëfarë mënyre i ka bërë një shortim këngës burimore të Drenicës dhe të Dukagjinit. Përpjekja e tij në këtë rrafsh ka qenë e suksesshme, sepse kjo përpjekje ka ardhur si rezultat i një vetëdije krijuese, me qëllim të krijimit të një stili unifikues. Ky këngëtar tashmë mjaft i afirmuar ka krijuar stilin origjinal, autentik, të cilin e ka shtrirë në një dimension të gjerë, duke ruajtur karakteristikat e këndimit nga një krahinë në tjetrën, por duke veçuar elementin unifikues dhe duke nxjerrë në sipërfaqe një “shortim”, që i josh dëgjuesit e Drenicës, Dukagjinit dhe mbarë Kosovës e më gjerë.
Veçantia e këngës së Rifat Dragës, i cili këndon edhe në grup me bijtë e tij, ndërsa ka kënduar edhe me rapsodët më në zë të Drenicës si Tahir Drenica, tashmë i ndjerë, Ibish Broja, Rexhë Kopiliqi, Kadri Duraku e të tjerë, ka të bëjë në radhë të parë me një qasje origjinale ndaj këngës, një qasje që nuk e duron imitimin e drejtpërdrejtë, por bën përpjekje për të krijuar një sintoni të tipizuar, një sintezë stilesh e melodish. Në të shumtën e rasteve ai ka arritur që këngët, të cilat i ka krijuar vetë, t’i shtjellojë me një origjinalitet të lakmueshëm, duke i begatuar me mënyrën origjinale të këndimit dhe duke ndërshtënë edhe elementë krahinorë për ta bërë këngën më të preferuar dhe më origjinale. Këngëtari Rifat Draga ka krijuar një traditë familjare në këngë, duke u paraqitur para publikut, qoftë si këngëtar solo, duet apo në grup me bijtë, madje edhe nipat e tij, të cilët për mrekulli po e trashëgojnë këngën rapsodike të babait dhe gjeneratës së rapsodëve të kohës së tij.
Kështu përafërsisht kam shkruar për rapsodin, Rifat Draga, 7 vjet më parë.
Tani, ky këngëtar ka zgjeruar repertorin, ka pasuruar përmbajtjen e këngëve, ka thelluar më tej elementët natyralë të këndimit, me një zë tërësisht burrëror dhe me një qasje tejet serioze ndaj çdo kënge, të cilën e këndon, qoftë ajo këngë, tekstin e së cilës e ka hartuar vetë, qofshin këngë të autorëve të njohur të cilat këndohen nga shumica e këngëtarëve, kudo të trevat e Shqipërisë.
Rifat Draga i del zot secilës këngë dhe e këndon me stilin tashmë të pjekur të këndimit, duke i qëndruar besnik këngës së traditës, me të cilën ka filluar këndimet e para, është kjo kënga tipike e Drenicës dhe e Dukagjinit, mjaft mirë të alternuara për të nxjerrë një idiomë autentike, një kombinim krejt të natyrshëm që e begaton këngën shqipe me ndërthurje stilesh, me qëllim për ta bërë sa më atraktive për dëgjuesin dhe vrojtuesin e vëmendshëm të zhvillimit diakronik dhe sinkronik të këngës burimore shqiptare, këngë e cila i ka mbijetuar me shumë sukses ndikimet e tepruara, sidomos ato të këngës turke dhe orientale, dhe ka sintetizuar shumëllojshmërinë e stileve të trashëguara nga epoka në epokë, nga shekulli në shekull, duke ruajtur integritetin shprehës burimor dhe duke e pasuruar me elementë dytësorë e tretësorë, ashtu sikur edhe ndodh në traditën e zhvillimit të këngëve kudo te popujt e botës.
Karakteristika e veçantë e këndimit të Rifat Dragës, e bijve të tij dhe këngëtarëve, me të cilët ka kënduar e këndon, është serioziteti profesional dhe i përgjegjshëm me të cilin i qaset këngës, përjetimi i përmbajtjes gjatë këndimit, duke e kënduar edhe për veten e vet me dashuri e përkushtim, por edhe për të tjerët që e dëgjojnë, gjithnjë të përcjellë me instrumente tradicionalë, çifteli, sharki, lahutë por edhe instrumente të tjerë alternativë muzikorë.
Këndimi këmbëkryq, edhe pse është i vështirë për diafragmën, është po kështu tipar i këndimit tradicional, tipik edhe për këngën e Rifat Dragës, duke restauruar deri në ditët tona këndimin origjinal, të zëruar në odat shqiptare, në odat e traditës së identitetit kulturor, kombëtar, të odave ku kënga, rrëfimi, tradita, përcjellja në kujtesë e eposeve e luftërave, e mençurisë dhe pleqësisë tradicionale ka krijuar fenomenin autentik, vetë arsimor, në kushte dhe rrethana në rrezikimit të qenies nga pushtues të ndryshëm shekullorë që nga Roma, Bizanti, Turku, Sllavi e sa e sa të tjerë.
E veçanta e radhës së këngëve të tij rapsodi është edhe ndikimi që ai ka ushtruar te bijtë e tij, këngëtarë, trashëgimtarë të shkollës së babait e gjyshit gjatë këndimet, natyrisht me specifika të zërit, por edhe të qasjeve tolerante të depërtimit edhe në zhanret e tjera, të reja, por të preferuara për publikun e kohës.
Repertori i këngëtarit, Rifat Draga në vitet e fundit është dominuar me këngë për dëshmorët, martirët, këngët historike dhe të trimërisë dhe këngë të tjera, sidomos ato humoristike e satirike, të cilat janë po kështu një specialitet dhe origjinalitet i këndimit të tij autentik dhe mungojnë në repertorin e shumë këngëtarëve të njohur.
Rifat Draga, që moti e ka zotëruar këngën, e ka kënduar dhe e këndon atë me zërin e fortë, por edhe melodik, zë tipik burrëror, me seriozitetin e këngëtarit të përgjegjshëm për çdo tingull, rrokje, fjalë apo fjali, të vënë në vendin e vet, gjatë këndimet, në mënyrë për të arritur tërësinë e komponimit me të gjitha elementet strukturorë, që e përbëjnë këngën shqiptare, e cila aq shumë ka ndikuar në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përcjelljen e traditës gojore nga shekulli në shekull në mungesë të theksuar të derivonshme të arsimimit institucional, kombëtar.
Familja e Rifat Dragës ishte edhe pjesë e luftës së UÇK-së.
Kënga e sotme shqiptare të cilën po e kultivojnë me sukses një pjesë e këngëtarëve më të afirmuar, po mbijeton kohën e tallavasë e të dalldisë aziate, e cila përpiqe ta degjenerojë, ta zhvlerësojë e ta degradojë këngën burimore të traditës, duke i shërbyer edhe verbërisht globalizimit “kulturor” dhe përpjekjeve për ta shpërlarë jo vetëm trurin, por edhe trashëgiminë autentike, duke e trajtuar atë si jashtë mode, si relikt të kohës së kaluar, të mbyllur dhe të paaftë për t iu adaptuar, por të gatshëm për tu shtrirë përfundi, me vullnet e dashuri kohës së ashtuquajtur të modernitetit, sikur bëjnë tallavistët e degjeneruar, në të gjitha segmentet që nënkupton degjenerimi.
Këngëtarët e popullit në trevat e Kosovës si: Rifat Draga, Rifat Berisha, Fatmir Bajra, Zenel Zekolli, Milaim Mezini, Fatmir Berisha, Mehdi Berisha, Shkëlzen Morina, Nipat e Sefës, pastaj Behxhet Karpuzi, Valentin Laci, Halit Gashi, Shaban Demaj, Nimon Mushkolaj, Januz Mushkolaj, Cenë Vishaj, Mustafë Ramaj, Besim Avdyli, Bashkim Syla, Skëndër Hasi, Qazim Beka, Ai dhe Luan Zogiani, Vëllezërit Çetta, Bijtë e Marash Krasniqit, Shaqir Cërvadiku, Adem Osaj, Ramadan Krasniqi, Rizah Spanca, Nazmi Sejfullahu, Vëllezërit Bajra, Hetem Matoshi, Martin Gojani, Berat Krasniqi, Sinan Gashi, Lutfi Istogu, Fatmir Miroci, Grupi i rapsodëve të Reçakut……e shumë e shumë të tjerë si dhe mjaft këngëtare të njohura, të cilat në repertorin e tyre e kultivojnë edhe këngën folklorike e rapsodike, të gjithë këta përbëjnë shkollën kombëtare, të ruajtjes vullnetare së trashëgimisë së pasur kombëtare, e cila është pjesë e kulturës shqiptare në përgjithësi e mbrujtur me elementin autokton të këndimit.
Do të duhej që Ministria e Kulturës që krijonte një dikaster të veçantë të trajtimit të kësaj trashëgimie autentike kombëtare, e cila përbën një vlerë të veçantë kulturore, duke financuar projekte që stimulojnë këtë kategori të këngëtarëve popullorë dhe jo vetëm në trajtim financiar të Rita Orave, dhe këngëtareve të tjera gjysmë lakuriqe, për koncertet e të cilave Qeveritë e Kosovës kanë shpenzuar miliona euro. Qeveritë e Kosovës kanë shpenzuar miliona euro edhe për grupe të hipive, të droguarve, të homove, të degjenerikëve të lloj-llojshëm, me qëllim për t’ u treguar moderne para botës.
Marrja në mbrojtje institucionale e trashëgimisë autentike folklorike shqiptare, është e domosdoshme. Për këtë qëllim do të duhej që të krijohej një Shoqatë e Rapsodëve Shqiptarë, ku do të anëtarësoheshin të gjithë këngëtarët më të njohur dhe të mbronin trashëgiminë, interesat dhe të drejtat e tyre si krijues.