Komuna e Vitisë si masë parandaluese kundër COVID-19 bëri dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve në fshatin Stubëll të Vitisë

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 në fshatin Stubëll të Vitisë, u bë dezinfektimin i ambulantës, shkollës, kishës por edhe të restorantit ku ka frekuentuar i infektuari i parë me Koronavirus në Viti. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri më dije se ky dezinfektim u bë nga Komuna e Vitisë me qëllimin më të mirë të parandalimit të përhapjes së këtij virusi që në Viti, u soll nga një banor i Stubëlles prej Italisë. Kryetari Haliti tha se kjo komunë edhe më parë ka bërë dezinfektimin e institucioneve komunale në qendër të Vitisë dhe gjithashtu ka bërë pastrimin e rrugëve në qytet si masë parandaluese kundër COVID-19. Përndryshe fshatin Stubëll dhe gjithë territori i Komunës së Vitisë është në karantinë shkaku i Koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …