Derisa seanca për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit është raportuar se mund të mbahet të shtunën, partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re janë shprehur se do ta mbështesin mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se po e shikon me vëmendje situatën dhe do të dalë me një qëndrim konkret. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar të enjten krerët e disa partive politike për ta marr mbështetjen për mocionin që ka nisur për rrëzimin e qeverisë Kurti, pjesë e së cilës ishte. Çështja e taksës dhe shkarkimi i ministrit të LDK-së, Agim Veliu, u bënë shkaktarë që raportet LV-LDK të shkojnë drejt fundit dhe të prishet koalicioni qeverisës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …