Të akuzuarit për rastin e përmbysjes së veturave të EULEX-it janë liruar nga masa e paraburgimit. Me këtë rast janë liruar: Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca, Frashër Krasniqi dhe disa të akuzuar tjerë, shumica prej të cilëve janë mbajtur një muaj në paraburgim. Gjyqtari, me rastin e lirimit nuk e ka marrë për bazë as deklaratën e Dardan Molliqajt i cili gjatë fjalës së tij në gjykim ka deklaruar se nëse lirohet asnjëherë nuk do të shkojë sërish në seancë. Për këtë vepër kundërvajtëse, e cila është kryer në vitin 2009 akuzohen 13 aktivistë të Vetëvendosjes, në mesin e tyre është edhe Xhelal Sveçla, drejtor i Inspektimit në komunën e Prishtinës, i arrestuar sot nga policia për shkak se nuk iu kishte përgjigjur asnjëherë ftesës së Gjykatës. Shumica e të akuzuarve ishin arrestuar para protestës së opozitës së 17 shkurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …