leoni

Qytetarët të zbatojnë udhëzimet dhe rregullat për kujdes të shtuar për mbrojtur nga COVID-19

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, e ka mbajtur takimin e rregullt të saj, ku kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka informuar për gjendjen dhe situatën e deritanishme, si pasojë e korona virusit. Gjendja është e menaxhueshme dhe deri më tani, përjashtuar katër rastet e mëhershme, nuk ka raste të tjera. Në këtë takim, u dhanë disa njoftime nga organet përgjegjëse për sigurinë dhe menaxhimin e situatës, dhe u kërkua që qytetarët, në përpikëri të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe qeveritare, si masa më e mirë për parandalimin dhe mbrojtjen nga ky virus. “Respektojeni udhëzimin për mbajtje të distancës me të tjerët, mos u grumbulloni as në vende të hapura, mos lëvizini pa nevojë nga shtëpitë, mbajtje rigoroze e higjienës. Malisheva është në karantinë dhe respektojeni lëvizjen jashtë territorit të Malishevës. Po ashtu, u kërkua edhe nga ana e bizneseve lokale, por edhe atyre jashtë Malishevës, të respektojnë vendimin e të qenit në karantinë, ku përveç furnizimeve ushqimore dhe shëndetësore, nuk lejohen të qarkojnë jashtë Malishevës bizneset tjera. Mbrojeni jetën e juaj dhe të familjes e fëmijëve tuaj”, ishin disa prej mesazheve që ju drejtuan qytetarëve. Po ashtu në këtë takim, gjithashtu u njoftua se edhe aktivitetet fetare janë pezulluar dhe të gjithë besimtarët, faljen e namazit mund ta bëjnë në shtëpi. Edhe Policia e Kosovës, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët dhe kompanitë, që të zbatojnë vendimit e të qenit në karantinë, pasi në asnjë mënyrë nuk do të lejohen që të shkelet ky urdhër i organeve përgjegjëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …