Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Kryetari Thaçi: IKSHP është duke e menaxhuar mirë situatën por edhe FSK është në gjendje gatishmërie

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar përsëri situatën e fundit të krijuar në vend pas përhapjes së koronavirusit. Me anë të një postimi ai ka thënë se IKSHP është duke e menaxhuar mirë situatën dhe duke kufizuar përhapjen e virusit. Thaçi ka thënë se FSK-ja është në gjendje gatishmërie për të ndihmuar në tejkalimin e situatës me COVID-19. Sidoqoftë, sipas tij rolin kryesor tani e kanë qytetarët, që sipas tij duhet të kujdesen për higjienën, të ruajnë distancën fizike me njëri tjetrin, të dalin nga shtëpitë veç në rastet emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …