Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë apel tek mediet dhe gazetarët që të mbajnë distancën e paraparë shkaku i pandemisë së coronavirusit. “IKSHPK shpreh shqetësimin për mos mbajtjen e distancës edhe nga pjesëtarët e MEDIAS, për lëvizjet e shumta dhe grumbullimet e qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar. Nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare”, thuhet në njoftim.
