Lidhja Shqiptare në Botë si edhe mbarë bota, po kalon nëpër momente të vështira si pasojë e pandemisë globale, që tani ka pjesë edhe një pjesë të qytetarëve të saj. Gjithkund në botë po merren masa rigoroze parandaluese, me qëllim të reduktimit sa më të madhtë pasojave nga virusi Covid-19. Po dëshmohet se sa më efikase të jenë këto masa,aq më të vogla po dalin pasojat për jetën e njerëzve. Një shtet si Kosova, që ende vuan pasojat e ngadalësimit të zhvillimit ekonomik dhe izolimit, e ka të domosdoshme rritjen e mirëkuptimit të brendshëm shoqërordhe efikasitetit institucional për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie globale Zhvillimet e fundit politike, megjithatë, po tregohen si aleat i keq i kësaj situateemergjente.
Në vend të unitetit dhe mirëkuptimit, në pah po del egocentrizmi politik i grupeve e individëve nga jeta publike e institucionale e Kosovës dhe për rrjedhojë kriza shëndetësore mund të merr përmasa fatale. Nëse shtetet shumë të zhvilluara dhe më të organizuara se Kosova po kalojnë momente dramatike në përballje me Covid-19, ky është një sinjal i mjaftueshëm përnjë reflektim të ri, duke u bërë bashkë të gjithë, edhe pozitë edhe opozitë nëluftimin e një të keqe të përbashkët, siç është virusi korona.Tani nuk ka hapësirë për beteja partiake kundër njëri tjetrin. Tani Kosova dh qytetarët saj presin nga klasa politike përgjegjësi maksimale në evitimin e pasojave fatale nga pandemia, duke hequr dorë për një periudhë të caktuar nga përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë aktuale.
Për gjithçka ka kohë, por jo edhe për neglizhim të masave më të rrepta institucionale e shëndetësore në parandalimin e kësaj pandemie të rrezikshme, që aktualisht po tregohet si sfiduesi më i madh i shëndetit të njeriut dhe i ekonomisë globale. Lidhja Shqiptare në Botë është me mendje e zemër me vuajtjet dhe brengat e gjithëshqiptarëve, sidomos tani kur mobilizimi ynë i përgjithshëm duhet të jetë prioritet mbi të gjithë prioritetet, sepse bëhet fjalë për jetën e njerëzve dhe kjo është vleramë sublime që duhet të na bëjë bashkë të gjithëve. Përfundimisht, jeta e çdo shqiptari është më e vlefshme se karriera secilit politikan.
Bern, 20 mars 2020
(Nazmi Jakurti është Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë)