Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajnë të pamjaftueshëm masat e fundit të ndërmarra nga kryeministri, Albin Kurti për heqje të tarifës 100 për qind në lëndën e parë në prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Duke u thirrur në burime të brendshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, Radio Evropa e Lirë njofton se këto burime konsiderojnë se këto masa duken si mënyrë për të blerë kohë. Qëndrimi ynë është se tarifat duhet të largohen plotësisht sepse ato dëmtojnë ekonominë e Kosovës, është cituar të ketë deklaruar një zyrtar amerikan. Kjo deklaratë vjen pas vendimit të marrë të premten nga Qeveria e Kosovës për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, vendim i cili është paralajmëruar se do të hyjë në fuçi me 1 prill.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …