Njohësit e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se për shkak të gjendjes së krijuar në vendin tonë nga jo qëndrueshmëria politike, investimet në Kosovë nga jashtë po shënojnë rënie. Ata kanë theksuar investitorët e huaj orientohen në vendet ku sundon rendi dhe ligji, në shtetet ku nuk ka korrupsion dhe krim ekonomik, derisa në Kosovë ligji që parasheh lehtësime doganore që nga viti 2015 ende nuk është funksionalizuar. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka deklaruar për Ekonomia Online se Kosova ka ngecur në reforma, e kjo si shkak i faktorit politik, i cili ka ndikuar në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se për shkak të mos stabilitetit politik dhe mos sigurinë juridike ka rënie të investimet në Kosovë nga jashtë. Ai ka thënë se Qeveria duhet ta bëjë një plan të reformave dhe mekanizma të veçantë stimulues për me nxitë investimet e huaja. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e investimeve nga jashtë në vitin 2017 ka qenë 287 milionë euro ndërsa në vitin 2018 ka rënë në 213 milionë euro ndërsa për vitin 2019 ende nuk dihet vlera e saktë e investimeve nga jashtë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …