Deri më sot 19 Mars 2020, në Mbretërinë e Bashkuar janë evidentuar 2626 persona me corona-virus, dhe 144 të vdekur. Deri më sot asnjë vërejte politike nuk është bërë, si kundër është bërë në Shqipëri dhe Kosovë. Është totalisht e pa pranueshme, prononcimet politike në këto qaste të vështira, ku e gjithë bota po bërballet me këtë virus vdekje prurës. Është absurde paraqitja e ish ministrit Agim Veliu i cili para pakë ditësh ishte shprehur: numri i të infektuarve po rritet nga qasti në qast. Nëse kjo nuk është e vërtetë ai prononcim është shpifje klasike.
Për situatën aktuale lidhur me koronavirusin në MB, do ta paraqes sipas mediumit CNN nga Luke Mc Gee 19 Mars 2020. Qeveria e MB po konsideron një bllokim të pjesshëm në Londer për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri, në mes shqetësimeve se banorët në kryeqytet nuk po zbatojnë këshillat për të qëndruar në shtëpi, kanë thënë burime të shumta për CNN.
Diskutimet janë zhvilluar në Downing Street në lidhje me kufizimin e udhëtimit brenda dhe jashtë qytetit, përfshirë mbylljen e pjesëve të rrjetit të transportit publik të kryeqytetit dhe për mënyrën se si do të zbatohën ato masa, thanë burimet.
Të enjtën në mëngjes, Transporti për Londër njoftoi se do të mbyllë dhjetra stacione nëntokësore dhe do të filloj kufizimin e shërbimit të tij brenda 24 orëve. Deri në 40 stacione janë mbyllur në të gjithë kryeqytetin. “Londinezët duhët të shmangin kundërveprimin shoqëror, përveç nëse është absolutisht e nevojshme”, tha kryetari i qytetit, Sadiq Khan.
Jhnson dhe Khan do të takohën gjatë drekës të enjtën për të diskutuar hapat e ardhshëm për Londrën, tha një zëdhënës për Khan. Qeveria njoftoi se deri në 10mijë ushtarak do të vendosën në gatishmëri në të gjithë MB në mënyrë që të mirëmbajnë shërbimet publike në muajt e ardhshëm. Burimet qeveritare i thanë CNN të Mërkurën se diskutimet ishin zhvilluar në lidhje me atë rol që forcat e armatosura mund të luanin në zbatimin e çfardo masash bllokimi.
Shkencëtarët besojnë përhapja e virusit është më e avancuar në Londër sesa në pjesët tjera të MB, këtu po dëgjohën këshillat për të punuar nga shtëpia, dhe të ndalojnë të shkojnë në bare, restaurante dhe vende të tjera publike.Njerëzit janë duke u bërë krijues me grupimet e tyre të punës nga shtëpia.
I pyetur në konferencën e përditëshme për koronavirusin në MB në lidhje me atë nëse Londra do të shoh kufizime të mëtejshme ligjore Johnson tha: “ Siç e dini ne jetojmë në tokën e lirisë, dhe është një nga karakteristikat më të shkëlqyera të jetës sonë që nuk kemi tendencë, për të imponuar ato lloj kufizimesh për njerëzit në këtë vend. Por unë duhet t’ju them se nuk do të përjashtojmë asgjë dhe sigurisht që do të dëshirojmë të konsiderojmë sjelljen e masave të mëtejshme dhe më të shpejta aty ku është e nevojshme”.
Një burim i Downing Street nuk pranoi të komentojë specifikat ose kohën e kufizimeve të më tejshme në kryeqytet, duke theksuar se qeveria do të bënte gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik. Por nëse do të vendoseshin masa të tilla drastike, Londinezëve do t’u dhëmë shumë njoftime për të bër çdo marrëveshje personale. Ata do të pasqyrojnë ato që janë marrë në disa vende evropiane. Në Francë, banorët përballën me gjobë nëse nuk janë në gjendje të justifikojnë një vendim për të qenë jashtë.
MB është përballur me kritika nga kombet e tjera që ende nuk ka qenë e ashpër sa duhët për masat kundër pandemisë. Por zyrtarët britanikë kanë deklaruar vazhdimisht se ata do të lëvizin një plan me faza. Mbretëria e Bashkuar do të bënte “gjënë e duhur në kohën e duhur”, tha Johnson.