leoni

Pacolli: Deklaratat e Ivica Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë gënjeshtra

Pacolli: Bashkimi Evropian po përdor standarde të dyfishta në raport me Kosovën dhe Serbinë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka reaguar nga anashkalimi i Kosovës nga Bashkimi Evropian në ndihmat që ju ka dhënë vendeve për të përballur me koronavirusin. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ish ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka vendosur dy fotografi në të cilat shihet shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë teksa i premton ministrit Vitia vetëm lehtësim pas situatës së krijuar nga COVID-19, dhe në tjetrën fotografi shihet shefi i Zyrës së BE’së në Serbi, Sem Fabrizi, teksa njofton se BE i ka ndarë Serbisë 7.5 milionë euro ndihma. “A duhet që edhe Kosova duhet ta kritikojë Bashkimin Evropian për të marrë vëmendjen e Brukselit?, ka pyetur ish shefi i politikës së jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli. Ai ka shkruar më tutje se kjo qasje e Bashkimit Evropian dëmton politikën e jashtme të Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …