leoni

NDIHMOHEN 250 FAMILJE NË NEVOJË TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion prej 250 pako ushqimore me artikuj themelorë dhe miell, nga ndërmarrja “VIVA FRESH STORE”.Falënderim të madh për ndërmarrjen “VIVA FRESH STORE” me pronar Xhevdet Rexhepi, ndërmarrje kjo e cila ka ndarë 250 pako ushqimore dhe miell për familjet në asistencë sociale të Komunës së Rahovecit, shpërndarja e të cilave po bëhet në bashkëpunim me “Kryqin e Kuq” dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Rahovec. Faleminderit edhe menaxherit të “VIVA FRESH STORE” në Rahovec, Emrah Haxhiimeri, i cili bashkë me stafin, në këto ditë të vështira po qëndrojnë afër qytetarëve të komunës së Rahovecit, me shërbime cilësore dhe pa u ndalur fare. Ndjenja e solidaritetit dhe të qenit bashkë na shoqëroftë edhe më tutje! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …