Edi Rama

Rama: Nuk po kërcënohemi nga vdekja për shkak të urisë por nga vdekja për shkak të marrëzisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj atyre që krijojnë turma njerëzish dhe nuk përfillin kërkesat e ekspertëve të shëndetësisë dhe organeve kompetente për të mos krijuar turma njerëzish. Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar se këta individë do ta paguajnë shtrenjtë dhe kjo nuk do të tolerohet. Do të fotografohen, dhe do të ketë penalizime. Edhe pensionistët do të të përfshihen, nuk do të lejohen. Më vjen keq, por kështu do të bëhet. Kemi të bëjmë me një pakicë të vogël që prish rregullin. Këta janë tradhtarë luftë, të cilët do të trajtohen me zero tolerancë. Nga polici i lagjes deri te forcat më speciale te policisë janë të vendosura të përdorin forcën e të gjitha mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit në tubimet e paligjshme deri tek uji apo gazi lotsjellës po të jetë nevoja. Respektoj policinë dhe njësoj si unë i gjithë populli po plas duke parë se si një tufë të pabindurish, të papërgjegjshmish të sabotojnë rezistencën popullore pa pikën e turpit dhe ndjeshmërisë. Ne nuk po kërcënohemi nga vdekja për shkak të urisë por nga vdekja për shkak të marrëzisë, ka shkruar në mes tjerash kryeministri i Shqipprisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …