leoni

Vitia: Të zbatohen të gjitha masat e Qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i zbatojnë të gjitha masat e Qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Ai ka theksuar se dy javët e ardhshme janë vendimtare për luftën ndaj koronavirusit. Do ta kalojmë këtë situatë serioze me së më pak pasoja. Jemi dëshmitarë se vendet që kanë neglizhuar situata ju ka dalë jashtë kontrollit. Është momenti i fundit të bëhemi bashkë në këtë situatë. S’ka as ilaç për shërim, as vaksin për parandalim, arma e vetme është kujdesi, solidariteti dhe qëndrimi në shtëpi. Ai ka kërkuar nga komunat të bëjnë dezinsketimin e rrugëve dhe hapësirave publike. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia  ka kërkuar mirëkuptim edhe për personat që janë në karantinë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …