Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: A e morët vesh kush po ia mban “të pamën” Agim Veliut?!

Agimi Veliu, bedel i Isa Mustafes ne qeveri, ia beri me borxh Kryeministrit qe ta liroje nga detyra… Ne te gjitha vendet normale kjo nuk do te përbente “çështje” politike, parlamentare e qeveritare… Madje , ne vendet qe kane institucione dhe politikane normale, ministri qe nuk pajtohet me qëndrimet dhe politikat e Kryeministrit jep dorëheqje (ministri me pak dinjitet e integritet…) e nuk pret me e shkarku…

Nejse. Ç’u be nuk zhbëhet ! Por, publiku i vëmendshëm mësoi diçka interesante pas shkarkimit te Veliut ! Përveç Isa Mustafes, Avdulla Hotit e dy-tre anëtarëve tjerë te grupit qe ka kapur për fyti LDK-ne, nuk pati mërzi a keqardhje te strukturat dhe anëtarësia e LDK-se për Veliun, sepse nuk kane simpati as për Isen komunist e pushtetar jugosllav…

Kurse, shume interesant, AAK-ja e PDK-ja (se ma kjo iniciativa (Nisma e Malishevës) janë mërzitur shume!! Aq sa po thonë se me vrap kane shkuar (Ramushi, Fatmiri…, këta te PDK-se kane shkuar pa kamera!) për ta ngushëlluar Isen e për t’u vene ne dispozicion te tij pa kushte!!

Ka qe po thonë se ne zyret e tyre kane hapur edhe “te pame” për Agim Veliun e po “ngushëllojnë” njeri-tjetrin për këtë humbje “spektakolare “!! Ka edhe “veterane te patriotizmit “, qe po derdhin lot te “vaket ” neper rrjete sociale per Veliun !!Ia marrshin te keqen Kosovës shqiptare !

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …