leoni

Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Faji i kryeministrit Kurti vetëm dështimi

Ndjej keqardhje, që nga sot në mbrëmje mund të shkarkohet kryeministri Kurti. Thënë të drejtën, secili në Kosovë ka pritur një qeverisje ndryshe nga ai edhe përkundër skepticizmit që impononte fakti i bashkëqeverisjes me sikur jemi mësuar të themi “dhelprën e vjetër”, LDK-në.

Dhe vërtetë po qeverisej ndryshe! Tamam kaotizëm. Akoma edhe sot pas gjithë këtyre kohëve nuk qe arritur një normalitet brenda-qeverisës. Vonesa e harmonizimit të programit qeverisës është treguesi më i mirë se në këto kohë nuk kishte bashkëqeverisje. Vërehej një shtyrje me gjoks sikur thotë populli nga ana e Vetvendosjes. Se a ishte braktisur Vetëvendosja në qeverisjen e vendit, nga partneri LDK, përmes një mosangazhimi dhe heshtjeje për ta diciplinnuar LV-në, dhe a i kishte fragmentarizuar segmentet qeverisëse në baza partiake ajo, mbetet të shihet në pasrrëzimin e qeverisë kur edhe pritet të thuhet më shumë se edhe çfarë në të vërtetë ka ndodhur!

Shkarkimi i ministrit Veliu nuk erdhi thjeshtë nga një fjalë e papeshuar e tij. Sepse, kryeministri Kurti kishte rrugës së deri atyshme nduarnduarshmëri deklarimesh deri edhe me faje territoresh, dhe gjithçka e la ta merrte era fjalën. Këtu kishte më shumë se fjalë. Ishte sjellja prej një muaji e gjysmë të mos-lidhjes së dy atllarëve në një mullarë, ishte karshillëku që po e ushtronte z.Veliu duke mos e honepsur kryeministrin.

 Agim Veliu si kuadër i vjetër e bashkëfajtor për të shkuarën e keqe të Kosovës, ishte vënë në krye të ministrisë së brendshme, jo pa qëllim dhe nuk ishte pa detyrë. Pra, për një sabotatorë qeverie me peshë politike brenda rreshtimit të tij partiak nuk kishte si të gjindej dhe një i dytë në kohë kaq të liga për kapësit e shtetit. Ai ishte aty (në perceptimin tim dhe jo vetëm timin, por tashmë është edhe peshë opinioniste), për ta bër sabotuesin dhe për ta shtyrë z.Kurti drejt prishjes së koalicionit. Dhe ai ia doli!

 

Përse ia doli z.Veliu?

Këtu qëndron i gjithë pezmi me kryeministrin. Z.Kurti ishte aty për ta menaxhuar edhe këtë vistër përpjekjesh të nëndheshme të kudo zyresh të marra nga LDK-ja në qeverisje. Ai ishte aty për ta çuar anijen qeveri drejt portit dhe ai e dinte ç’shpinë deti të trazuar kishte filluar lundrimin e për ç’port ishte nisur.

 Erërëa, shkëmbinj që kujdestaronin poshtë valëve me tallaze mbytëse dhe vela me spaga të prera nga hijena brenda ekuipazhit mund ta portretizonim ndodhjen e anijes Qeveri e Kosovës. Sikur thotë opulli “ajo po goditej nga zoti e nga robi”!

Obstruksioni mund ta ketë trashur zullumin dhe kryeministri domosdo do jetë shtyrë të godiste! Për këtë ai duht ta kishte pritur momentin! Ai nuk priti dhe goditi në momentin e gabuar. Ai mbase mendoi se Kurba e prevalimit të vëmendjes së opinioneve të brendshme e ndërkombëtare krijoi teren për të vepruar dhe goditi, e shkarkoi ministrin Veliu! Kjo jo vetëm se nuk doli të ishte punë me hesap, por ajo në fakt doli që kryeministri po shkarkonte veten dhe po e çonte qeverinë në shtëpi.

Dy fajet që nuk do të mundet më asnjëherë z.Kurti t’i rikuperoi janë: goditja në kohë krize kur nuk duhej ta provokonte një krizë institucionale. Për çka ai do mbahet mend për pa përgjegjshmërinë ndaj shoqërisë në kohë krize, dhe nuk besoj se do mjaftohet opinioni dhe oponenca me vetëm etiketën tekanjoz. Dhe, tallja që i bëri opinionit nga maja e një dëliri krekosës me lojëfjalët “guxon, nuk guxon, jo guxon por pastaj të shkarkojnë” pasuar me një mimikë nëqeshjeje cinike e dëlirante deri në absurd. Edhe për këtë të dytë do ketë në të ardhmen një etiketë apo disa.

Këto Etiketa të varura në kohëzgjatjen qeverisëse do ta përcjellin jetën e tij publike deri në varrin fizik.

Koalicioni ishte i panatyrshëm, marrëveshja qeverisëse erdhi shumë zhagitur, obstruksionet duhet të kenë qenë të papërballueshme, por përkundër të gjitha këtyre nuk mund të mos themi veprimi u bë në papërgjegjshmëri totale dhe të fajshme.

Kjo ishte saga e një bashkimi sikur nuk duhet të synohet as ndodhë, jo për akterët por për mendësitë.

Kryeministrit Kurti, sikur duket akoma, i mungon dija për ta lexuar kohën dhe për t’i zgjedhur mjetet vepruese. Ai mund të themi nuk pati këshillim profesional ose nuk e besoi atë. Gjërat që nuk i dimë na bëjnë të mbetemi vetëm te konstatimi vetanak: Ai dështoi kësaj radhe!

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …