RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovës, “prej luftës nuk largohen...” I

Redaksia e RKL-së ka marrë qëndrim që të mos i botojë shkrimet autoriale, që fyejnë e diskreditojnë autoritetet politike e institucionale të vendit

Në rubrikën “Opinione”, që është kryesisht e bashkëpunëtorëve të Radios dhe nuk ushtrohet censurë në kuptimin klasik të fjalës, Redaksia e faqes zyrtare ka marrë qëndrim që të mos i botojë shkrimet që fyejnë e diskreditojnë autoritet politike e institucionale të vendit, pavarësisht se nuk merr përgjegjësi për to. Shprehim keqardhje për këtë selektim të opinioneve, por situata e sotme në Kosovë dhe përgjithësisht ndër shqiptarë, nuk na lejon të vihemi në shërbim të atyre, që i fryjnë zjarrit të përçarjes dhe urrejtjes brendashqiptare, brendakombëtare. Rubrika “Opinione” do të jetë në shërbim për të gjithë ata që vetëpërmbahen me kritikë të shëndoshë e konstruktive, por jo për inatzinjtë dhe ata që duan të shprehim mllefet e valvulet e tyre të zemërimit e hakmarrjes…

 

Redaksia

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …