Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se vendi i tij ia kishte dalë mbanë të ndalonte përhapjen masive të koronavirusit dhe se situate ishte nën kontroll, falë masave të hershme dhe agresive që ishin marrë. Sipas informatave të publikuara nga qeveria ruse, duket se strategjia e Putinit ka funksionuar dhe numri i rasteve me koronavirus është shumë i ulët duke pasur parasysh afërsinë me Kinën dhe numrin e popullsisë, bën të ditur CNN. Arsyet për triumfin e Rusisë duket se janë masat e marra në kohë, si mbyllja e kufirit 4000 km me Kinën që në 30 janar dhe krijimi i zonave të karantinës. Testimet janë një tjetër pikë e fortë e Rusisë. “OBSH tha testoni, testoni, testoni,” tha Dr. Melita Vujnoviq, përfaqësuesja e OBSH për Rusinë. “Epo, Rusia e filloi këtë që në fund të janarit.” Rusia nuk ngurroi të vendoste kontrolle të rrepta në aeroporte, duke u fokusuar te udhëtarët që vinin nga Italia dhe Irani.