OVL-UÇK

OVL-UÇK: Kjo situatë nuk mund të jetë arsye e askujt e as e Qeverisë për të shkel Kushtetutën dhe vlerat e lirisë

OVL e UÇK-së thotë se janë duke përcjellur me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në Kosovë, qoftë ato lidhur me pandeminë e Coronavirusit “COVID19” si dhe zhvillimet politike. Përmes një reagimi pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, OVL e UÇK-së kërkon angazhim maksimal te të gjithëve për përballimin me pandeminë dhe shpreh solidaritet me të prekurit nga virusi, mjekët, infermierët, policinë dhe cilindo qytetar që jep kontributin e vet. “OVL e UÇK-së konsideron se angazhimi duhet të jetë unik dhe profesional sipas standardeve të botës demokratike. Kjo situatë nuk mund të jetë arsye e askujt e as e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shkel Kushtetutën dhe vlerat e lirisë demokracisë dhe shtetit tonë apo të drejtat e qytetarëve tonë”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …