Lëvizja Vetëvendosje njofton se është arrestuar aktivisti i saj Alket Zeqiri

Lëvizja Vetëvendosje njofton se është arrestuar aktivisti i saj Alket Zeqiri

Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia e Kosovës sot ka arrestuar aktivistin e saj ,Alket Zeqiri. Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se Policia e Kosovës vazhdon të përdoret nga ky pushtet kriminal për ta shtypur Lëvizjen VETËVENDOSJE! ashtu që të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’i realizuar interesat e Serbisë në Kosovë. Aktivisti Alket Zeqiri u arrestua në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë, me ç’rast edhe iu bastis shtëpia, duke i terrorizuar kështu familjarët e aktivistit. I bëjmë thirrje këtij pushteti që të heq dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heq dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja. Vetëm në këtë mënyrë, mund të kthehet normaliteti në Kosovë. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, situata do të tensionohet edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …