leoni

Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Jakup Krasniqi: A ndërtohet shteti i së drejtës me servilë e puthadorë?

“Në qoftë se disa njerëz të paorganizuar, cilido qoftë numri i tyre, i nënshtrohen njëri pas tjetrit një njeriu të vetëm, unë këtu shoh vetëm një zot e disa skllevër, por nuk shoh këtu një popull dhe shefin e tij”. /Zh. Zh. Ruso, Kontrata Sociale, faqe 27/

Nuk ka asnjë fije dyshimi se zhvillimet shoqërore demokratike e progresive, nuk arrihen shpejtë e lehtë, nuk janë arritur dje e nuk arrihen as sot nga skllavet, bujkrobërit, servilët e servilizmi, nga puthadorët e butakët, nga “lepe”- “peçet”, siç thoshte poeti ynë Ali Asllani, por janë arritur e do të arrihen, vetëm nga njerëzit që kane integritet të lartë njerëzor e intelektual, e kombëtar, nga njerëzit që kanë dinjitet të lartë, nga njerëzit që kanë guximin e shqiponjës, që furtunave të kohës ua hapin flatrat luftarake të guximit njerëzor.

Pse servilët e të gjitha kohërave janë të ligj?

Ata janë të ligj, pse së pari, ngritin në maje të shteteve diktatorë, tiranë e despotët e pastaj, kur populli ngritët kundër tyre e sundimtarët e tyre që i kanë ngritur vetë, ata zbresin nga froni ku i kanë ngritur, nga njerëzit me integritet të lartë, servilet janë ata që dinë të behën agresiv si hienat e uritura dhe janë të parët që ndryshojnë pozicion. Si libianët që u sollën me Gadafin pasi humbi fronin e pushtetit?! Kështu tek ne ishin titistët pas titizmit, edhe pse shpesh ata vrerin e tyre për ti mbuluar pisllëqet e veta mbi bashkëkombësit e tyre, ata vrerin e tyre të urrejtjes e derdhnin mbi Enver Hoxhën, edhe pse humbjet njerëzore dhe poshtërimi që u ishte bërë shqiptarëve te pushtuar nga federata jugosllave, ishte dhe është i pa krahasueshëm me ato që kishin ndodhur në Shqipëri e Enverit.

Edhe në Shqipëri, servilët që kishin kontribuar në ngritjen e diktaturës në Shqipëri, pas vdekjes se Enverit, u bënë anti-enveristët më të tërbuar, më të egër sesa ata që ishin viktima të ati sistemi, por servilet e Enverit nuk dolën jashtë kufirit të Shqipërisë londineze, ashtu siç dolën nostalgjiket e Titos jashtë kufirit të federatës jugosllave.

Nejse, shqiptarët edhe ashtu egërsinë e tregojmë më shumë ndaj atyre që i kanë të llojit të vetë sesa të armiqve të kombit. Kjo më se miri shihet gjatë këtyre 20-30 viteve të fundit dhe me gjasë do të vazhdoi gjatë.

Si qëndrojnë punët në ditët e sotme?

 A na mungojnë servilët apo i kemi me bollëk? Këtyre pyetjeve do të doja t;ua jepja një përgjigje pozitive, bile do të dëshiroja shumë që të thosha se jam krenar me guximin intelektual e njerëzor të brezit tim, se jam krenar me çdo segment të organizuar të shoqërisë shqiptare në Kosovë, se politikanët i kemi gjenial ngado që t’i merresh, që mediet i kemi profesionale në afërsi të gjenialitetit, që shoqërinë civile e kemi të organizuar vetëm e vetëm për t’i shërbyer popullit dhe po t’ju vie mundësia për t’u bërë deputetë apo qeveritar e kundërshtojnë pa hezituar, se kemi arsim, drejtësi e siguri të garantuar për gjithë shekujt e ardhshëm, por asnjë nga këto nuk mund t’i them tani, e nuk kam asnjë shenjë pozitive as për nesër! Nejse, kështu nuk mendojnë servilët e puthadorët, edhe kur ata jetojnë në Amerikën Veriore, në Evropën Perëndimore apo në Skandinavi apo diku tjetër. Nuk po mund të them ndonjë mendim pozitiv as për akademiket e profesorët e universiteteve të shumta te Kosovës (publike e private), të cilëve nuk u intereson asnjë fenomen shoqëror që zhvillohen rreth nesh!? Ata, në vend të orientimit kanë zgjedhur heshtjen për ndonjë tullumbace, mbase kjo është puna e tyre. Si duket të shumtëve po u mjafton që të ndihen rahat për veten e tyre!? Sidomos edhe tani në kohën e Coronavirusit -19 që na izoloi vullnetarisht, bash ashtu siç njerëzit vetëmashtrohen vullnetarisht?! Eh! Çka ish kanë ky vetëvullnetarizmi virus i moszhvillimit shoqëror, më i lig sesa Coronavirusi-19?!. dihet, se cili virus është më i rrezikshëm për shqiptarët: servilizmi ndaj pushtetarëve tanë e të huaj apo Coronavirusi -19?!

Shkurt, servilët nuk janë vetëm të kohës sonë, ata Bota i njeh që herët, për këtë farë njerëzore ka shkruar edhe në kohën e Zh. Zh. Ruso. Ta shohim se çka thotë ai për këtë lloj të njerëzve: “Në qoftë se disa njerëz të paorganizuar, cilido qoftë numri i tyre, i nënshtrohen njëri pas tjetrit një njeriu të vetëm, unë këtu shoh vetëm një zot e disa skllevër, por nuk shoh këtu një popull dhe shefin e tij”. Ajo që e di dhe po shihet në organizimin tonë politikë që 30 vite, i përgjigjet më se miri kësaj që po e thotë Ruso-i në veprën e tij “Kontrata Sociale”. Ajo që është edhe më e dhimbshme në rastin tonë është kjo: Ruso flet për njerëz të pa organizuar, tek ne është edhe më keq, këtu janë njerëzit e organizuar ata që i nënshtrohet vetëm një njeriu dhe kjo ndodh që tridhjetë vjet?!

Një gjë dihet, sidomos nga koha Skënderbegiane, te Rilindja kombëtare e Lufta Nacionalçlirimtare dhe deri të epoka e UÇK-së se Adem Legjendarit, asnjë ndryshim shoqëror progresiv, nuk ka ndodhur pa njerëzit me integritet të cilët gjokset ua kanë nxjerrë para armiqve të lirisë e të atdheut, bash ashtu si shqiponjat që ua hapin flatrat furtunave të kohës!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …