Produktete Serbe

Shkëmbimi tregtar me Serbinë vazhdon të jetë dukshëm në të mirë të saj e në dëm të Kosovës

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se shkëmbimi tregtar me Serbinë vazhdon të mbetet dukshëm në të mirë të saj e në dëm të Kosovës. Gjatë vitit 2015, vlera e përgjithshme e mallrave të tregtuara në mes të dyja vendeve ka qenë 456 milion e 400 mijë dollarë. Prej kësaj shume, nga Serbia kanë hyrë në vendin tonë mallra me vlerë prej 431 milion e 7 mijë dollar ndërsa nga Kosova kanë hyrë në Serbi mallra me vlerë prej 24 milionë e 7 mijë euro.  Me gjithë këtë, në vend që të shqetësohet për këtë disbalancë të shkëbimit tregtar që është njëzet fish në favor të Serbisë dhe në dis-favor të vendit tonë, Oda Ekonomike e Kosovës shqetësohet për rrokullisjen e një kamioni me prodhime nga Serbia dhe proteston në një letër zyrtarëve drejtuar zyrtarëve  të lartë të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të vendeve të Quintit në Serbi dhe Kosovë për ta shfaqur shqetësimin maksimal për dëmtimin minimal që ju është bërë mallrave nga Serbia!

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …