Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka drejtuar një thirrje Qeverisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social, ka bërë të ditur se komuna që ai drejton ka në dispozicion 60 shtretër, por ka kërkuar nga Qeveria që të formulojë strategji për shfrytëzimin e hapësirave tjera në tërë Kosovën. “Javën e kaluar si Komunë kemi urdhëruar dezinfektimin e disa hapësirave të mëdha që mund të shërbejnë për shtrirje të pacientëve në rast të mbipopullimit të QKUK. Këtë e kemi bërë me vetëiniciativë duke mos dashur të presim nivelin qendror për kërkesë të tillë duke ditur ngarkesën. Në dispozicion i kemi edhe rreth 60 krevate që mund të vihen në përdorim. I bëjmë thirrje nivelit qendror që të formulojë strategji kontingjente (pra, në rast se ndodhë kjo, atëherë) për shfrytëzimin e hapësirave tjera në Republiken e Kosovës për hospitalizim. E ne shpresojmë që kurrë mos të kemi nevojë me u përdorë ato”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …