leoni

Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj: Sot kujtojmë 24 marsin e vitit 1998, datë kjo që bartë në vete lavdinë për ndryshimin historik të vendit

Sot kujtojmë 24 marsin e vitit 1998, datë kjo që bartë në vete lavdinë për ndryshimin historik. Pas Prekazit dhe familjes së Jasharajve kemi Gllogjanin dhe familjen Haradinaj që së bashku e vunë gurë themelin e lirisë, e vendosën Kosovën dhe popullin e saj para jetëve të tyre, fëmijët e Kosovës para fëmijëve të tyre, lirinë e vendit para çdo gjëje që ofronte jeta. Kjo datë shënon fillimin e luftës frontale në Dukagjin dhe për koincidencë shënon dhe përfundimin e saj me ndërhyrjen e NATO-s po me 24 mars 1999. Gllogjani, Dukagjini dhe tërë Kosova kanë dhënë shumë që sot ta gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë, andaj datat e tilla dhe sakrificën e madhe të UÇK-së nuk guxojmë ta harrojmë për asnjë moment. Duke kujtuar lavdinë e dëshmorëve tanë përulemi sot e gjithë jetën para tyre dhe gjithë të rënëve për liri.

Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …