Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Odën Ekonomike të Serbisë hidhërohen ndaj aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë të cilit u rrokullisë një kamion me mallra të Serbisë, pasi kjo e fundit nuk po lejon që nxënësit shqiptar të Kosovës lindore të pajisen me librat e dërguara nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Mediet serbe njoftojnë se kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ju kanë dërguar letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të vendeve të Quintit në Serbi dhe Kosovë. Me anë të kësaj letre ata dënojnë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkojnë ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që këto akte të mos përsëriten.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …