LDK-ja e Isa Mutafes është linçuesja e hapur kundër UÇK-së, për vrasjet enigmatike të luftës dhe pasluftës, si dhe është sponsorizuesja kryesore e Gjykatës Speciale e cila i vë shtruar nën giotinë drejtuesit e UÇK-së dhe PDK-së, si trashëgimtarja kryesore politike e saj;
E njejta LDK hyri 4 herë në koalicion me këta vrasësit e supozuar të saj:
Një herë hyri në koalicion me PDK-në dhe AAK-në;
Nje here tjetër hyri në koalicion veç me AAKnë e akuzuar prej saj si vrasëse e Tahir Zemajt dhe jetuesëve-zbuluesve të këtij rasti; dhe
Dy herë të tjera hyri në koalicion me PDK në që e akuzonte për shumicën e atentateve dhe vrasjeve të tjera, duke filluar nga ajo e vrasjes se Enver Malokut e Ahmet Krasniqit, e deri tek ato dhjetra e qindra vrasjet tjera gjer më 2007, kur zyrtarisht u deklarua i shuar Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK);
Duke u ndjerë nën këtë presion të vazhdueshëm të LDKsë, mbase shumë pushtetarë të krahut të luftës kërkonin përqindje në tenderët megalomanë në mënyrë që të paguanin avokatët e tyre mbrojtës kundër Gjykatës së Hagës, gjykatave vendore, dhe tash së fundmi kundër Gjykatës Speciale (e cila pritet t’ua shterë milionat e fundit), që ua ka sponsorizuar LDKja dhe madje i ka detyruar ta votojnë në Parlament themelimin e saj;
Pasurimi i ish-drejtuesve të UÇKsë, pra siç shihet dhe siç do ta arsyetoj historia, është i kuptueshëm, mirëpo pasurimin marramendës të “të viktimizurëve” të LDKsë nuk ka se si ta arsyetoj asnjë argument logjik përveçse ka për t’ju mbetur damkë njollosëse në biografitë e tyre “shtetndërtuese”. Do t’ua vertetojë edhe historia se u bënë milionerë duke përfituar në kurriz të shantazheve ndaj UÇKsë dhe nën perlat e fituara nga shitja e gjakut të viktimave të vetëshkaktuara cezariane…
Ndëkaq tash, po e njëjta LDK çohet dhe kërkon votat e PDKsë për ta rrëzuar Qeverinë më legjitime të pasluftës, veç pse drejtohet nga njeriu i vetëm që e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, që e ka kundërshtuar Zajednicën me gjakë, qe s’e ka fituar asnjë tender për t’u bërë milioner, që e ka shitur banesën e vet për atdhe, qe s’e ka bërë asnjë krim apo tradhëti ndaj kësaj cope shteti të cilën na ka dhënë falë Amerika.
Shtrohet pyetja: pse PDKja me dalë në krahë të Isë ministrit të Rrahman Morinës, si dhe linçuesit e dorëzuesit të ushtarëve të UÇK-së para Gjykates Speciale, për ta rrëzuar Qeverinë e njeriut që më së shumti e ka mbrojtur UÇK-në, kauzën e UÇK-së dhe ushtarët e saj, të cilët i ka jedhur në shitje për hiç gjë Isa Mustafa?!
Nuk është për çudi qasja pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti nga ana Hashim Thaçi, as nga ana e Ramush Haradinaj dhe as nga ana e të Fatmir Limaj, por është për befasi qëndrimi i Kadri Veselit, i cili u tregua me racionali me vendosmërinë e tij për të respektuar vullnetin e sovranit për qëndrim në opozitë dhe, që duket më i kthjelluri intelektualisht ndër ta!