Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se seanca për votëbesimit të Qeverisë ka ardhur pas vetë-dorëzimit të kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë përballë sfidave që ka vendi ynë. “Nuk mund të kishte një fund tjetër një Qeveri dhe një kryeministër, që për një kohë kaq të shkurtër e rrezikuan skajshmërisht aleancat më jetike për Kosovën, që dështuan të ofrojnë një program zhvillimi për pritjet e qytetarëve dhe që krijuan aq shumë kundërthënie brenda vetes për një periudhë të shkurtër”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …